Aksident në Maliq, 22-vjeçari përplas të miturin, përfundon në spital 8-vjeçari

aksident ne maliq 22 vjecari perplas te miturin perfundon ne spital 8 vjecari
aksident ne maliq 22 vjecari perplas te miturin perfundon ne spital 8 vjecari

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Maliq.

Policia njofton se një 22-vjeçar, ka përplasur një të mitur vetëm 8 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, i mituri është në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co