Festivali i Filmit/ “Tregohet realiteti në Ukrainë”, Kujtim Çashku: Putin, njeri që bën krime kundër Europës dhe rendit botëror

festivali i filmit tregohet realiteti ne ukraine kujtim cashku putin njeri qe ben krime kunder europes dhe rendit boteror
festivali i filmit tregohet realiteti ne ukraine kujtim cashku putin njeri qe ben krime kunder europes dhe rendit boteror

Drejtori Ekzekutiv i Filmit, Kujtim Çashku, në një lidhje live në News 24, foli në lidhje me Festivalin e Filmit që mbahet në Akademinë Marubi.

Ai u shpreh se ky festival është tashmë një traditë, më anë të të cilit është krijuar një peizazh në kinematë aktuale.

Në filmat e publikuar trajtohen tematika në lidhje me drejtësinë, krimin e organizuar, varret masive, raporti me ligjin.

“Tema e këtij viti është ‘Vepro gjelbër tani e për të ardhmen’. Vepro gjelbër lidhet me mentalitetin dhe mënyrën si trajtojmë jo vetëm natyrën por edhe vetveten. Ne akoma edhe pse kemi një rritje ekonomike e jemi vend të përfshirë në mundësinë për të trajtuar veten në mënyrë më qytetare, në mendësi jemi ende në prapambetje, gjithkund hidhen plehra.
Jemi futur në një jetë urbane me një mendësi që shkatërron mendësinë urbane, u shpreh ai.

Çashku foli edhe në lidhje me reagimin e Ambasadës Ruse, për faktin që në festival ku flitet rreth luftës në Ukrainë.

“Nuk është hera e parë që shfaqim filma nga lufta në Ukrainë, isha vetë në Kiev e pash me sytë e mi se çndodh atje. Ukraina është Europë, krimet që ndodhin atje duhet të konsiderohen krime brenda Europës. Putin duhet parë si njeri që bën krime kundër Europës dhe rendit botëror”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →