Meidani: Maqedonia e Veriut, partner, aleat dhe bashkudhëtar në proceset e integrimit

meidani maqedonia e veriut partner aleat dhe bashkudhetar ne proceset e integrimit
meidani maqedonia e veriut partner aleat dhe bashkudhetar ne proceset e integrimit

Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi një seancë dëgjimore me Denion Meidani, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Në drejtimin e kryetares Mimi Kodheli, Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi sot mbledhjen e radhës në platformën online “Zoom”. Komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me Denion Meidanin, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rezident.

Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të komisionit, Meidani u shpreh se, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një fqinj i mirë, por një partner, aleat dhe bashkudhëtar mbështetës në udhëtimin e përbashkët në proceset e integrimit rajonal dhe evropian.

Meidani nënvizoi se një ndër prioritetet e tij është forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe avancimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive, jo vetëm kanë institucionalizuar më tej marrëdhëniet tona, por kanë ndikuar dhe do të vijojnë të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së shtetasve tanë. Duhet të konsiderojmë bashkëveprimin si një histori suksesi. Me vizion e guxim po ndërmerren së bashku reforma serioze. Bashkëpunimin rajonal do ta kem prioritet. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona përbëjnë shembull të bashkëpunimit në rajon dhe zotohem se do jem i përkushtuar që këto marrëdhënie t’i avancojmë më tej”, u shpreh Meidani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →