Një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një minierë qymyri në Iranin lindor ka shkaktuar të paktën 51 viktima, thanë media shtetërore të dielën.
Si pasojë e shpërthimit në provincën e Khorasanit të Jugut kanë mbetur të plagosur 20 të tjerë.
Shpërthimi ndodhi në orën 21:00 të së shtunës, ndërsa Guvernatori i Khorasanit të Jugut, Javad Ghenaatzadeh, tha se në momentin e shpërthimit në blloqe ishin 69 punëtorë.
“Ka pasur një shpërthim dhe fatkeqësisht 69 persona punonin në blloqet B dhe C të minierës Madanjoo. Në bllokun C ishin 22 persona dhe në bllokun B ishin 47 persona”, tha ai, raporton AP.
Mbetet e paqartë se sa njerëz janë ende gjallë dhe të bllokuar brenda minierës.
“Numri i punëtorëve të vdekur u rrit në 51 dhe numri i të plagosurve u rrit në 20”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.
Duke cituar kreun e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, TV shtetëror tha më herët se 24 persona ishin të zhdukur.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, presidenti iranian Masoud Pezeshkian shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.
“Kam folur me ministra dhe do të bëjmë çmos për ta ndjekur”, tha Pezeshkian në komentet televizive.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co