Shkaktoi aksidentin fatal ku humbi jetën kunati i tij, Apeli liron nga qelia italianin/ Detajet

shkaktoi aksidentin fatal ku humbi jeten kunati i tij apeli liron nga qelia italianin detajet
shkaktoi aksidentin fatal ku humbi jeten kunati i tij apeli liron nga qelia italianin detajet

Nga Senad Nikshiqi

Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar nga paraburgimi shtetasin italian Salvatore Di Tella që shkaktoi në mënyrë aksidentale humbjen e jetës të kunatit të tij Nicola Loro.

Ngjarja ndodhi më 19 gusht në plazhin e Velipojës teksa dy të rinjtë u përplasën me një Jet Ski duke bërë manovra të rrezikshme në ujë.

Kjo bĂ«ri qĂ« 19 vjeçari Nicola Loro tĂ« humbasĂ« jetĂ«n nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« menjĂ«hershme. Fillimisht Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« nĂ« ShkodĂ«r dha pĂ«r italianin Di Tella masĂ«n e sigurisĂ« “arrest me burg” me afat 60 ditor, por Apeli nĂ« TiranĂ« e rrĂ«zoi duke e zĂ«vendĂ«suar me masĂ«n “garanci pasurore” dhe “detyrim paraqitje”.

Garancia pasurore e vënë në dispozicion nga 20 vjeçari Salvatore Di Tella që shkaktoi në mënyrë aksidentale vdekjen e kunatit të tij është në një shifër prej 10 milion lekësh të vjetër.

Gjatë kësaj periudhe 60 ditore kanë mbërritur dy aktet e ekspertimit, ai mjeko-ligjor dhe ai teknik i Jet Ski-ve në të cilin ndodheshin viktima dhe personi tjetër.

Di Tella Ă«shtĂ« i dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “vrasje nga pakujdesia”. NĂ« sallĂ«n e gjyqit italiani Di Tella nuk ka dhĂ«nĂ« asnjĂ« deklaratĂ« duke i qĂ«ndruar deklarimeve qĂ« ka bĂ«rĂ« mĂ« pĂ«rpara nĂ« polici.

Në policinë vendore të Shkodrës pas ngjarjes Di Tella ka rrëfyer me pak fjalë si ka ndodhur ngjarja.

“Jemi pĂ«rplasur mĂ« pĂ«rpara se Nicola tĂ« binte nĂ« det. Disa minuta mĂ« pas ka ardhur njĂ« dallgĂ« e madhe dhe Nicola ka rĂ«nĂ« nĂ« ujĂ« dhe aty mĂ« pas ka humbur jetĂ«n.

ËshtĂ« njĂ« fatkeqĂ«si ajo qĂ« na ka ndodhur”, mĂ«sohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Di Tella nĂ« polici.

NdĂ«rkohĂ« avokati mbrojtĂ«s ArbĂ«r Rraja kĂ«rkoi masĂ«n e sigurisĂ« “detyrim paraqitje” me garanci pasurore 10 milion lekĂ« tĂ« vjetra ose nĂ« alternativĂ« kĂ«rkoi masĂ«n e sigurisĂ« “arrest shtĂ«pie” nĂ« banesĂ«n e personit qĂ« i ka ftuar nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r ceremoninĂ« martesore atĂ« dhe tĂ« fejuarĂ«n e tij. Gjykata vendosi ta pranojĂ« kĂ«rkesĂ«n e avokatit duke liruar nga qelia shtetasin italian Salvatore Di Tella.

Avokati Rraja gjatë mbrojtjes në seancën e masës së sigurisë deklaroi se ajo që ka ndodhur është një fatkeqësi familjare.

Pala mbrojtëse dorëzoi 20 fotografi të viktimës dhe autorit të dyshuar për të vërtetuar miqësinë e tyre të afërt dhe lidhjen familjare që kanë.

Ndërkohë gjatë seancës për masën e sigurisë të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe përfaqësues nga Ambasada e Italisë në vendin tonë. Të rinjtë kishin ardhur nga Italia për pushime, por e gjitha përfundoi në një tragjedi familjare.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co