“Bota gjendet buzë një rreziku”, Rama në OKB: Askush nuk ndihet i sigurt. Të veprojmë më shumë sesa të flasim

bota gjendet buze nje rreziku rama ne okb askush nuk ndihet i sigurt te veprojme me shume sesa te flasim
bota gjendet buze nje rreziku rama ne okb askush nuk ndihet i sigurt te veprojme me shume sesa te flasim

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rama ndër të tjera tha se sot bota përballet me sfida të reja, të cilat kërkojnë angazhimin e përbashkët të të gjitha shteteve, me qëllim që të mund të kapërcehen.

“Bota ka ndryshuar dramatikisht që kur OKB është themeluar 8 dekada më parë. Duhet të përpiqemi që të rimarrim ndjesinë e përbashkësisë që ka humbur. Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht dhe në qoftë se nuk përballemi me to me një reënd të ri, do të dështojmë të gjithë së bashku. Problemet që përballemi sot kërkojnë përgjigje kolektive”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se Tirana zyrtare mbështet Paktin për të Ardhmen, duke thënë se Shqipëria ka treguar shembuj të mikpritjes, duke përmendur këtu mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore deri në pritjen e afganëve pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan.

“Shqipëria mbështet plotësisht Paktin për të Ardhmen dhe angazhimet e saj. Por ato duhet të përmbushen, të zbatohen. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël ,por i ka dhënë botës një shembull të mirë që është çuar në mbrojtje të humanizmit. Shqipëria pas rënies së Kabulit në duar të talebanëve, strehuam mijëra afganë. Shqipëria gjithashtu I ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Terezën”, deklaroi Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →