Iu vendos tritol në derë të shtëpisë, flet Filip Dodaj: Nuk kam konflikte, në kamera duket një person me maskë

iu vendos tritol ne dere te shtepise flet filip dodaj nuk kam konflikte ne kamera duket nje person me maske
iu vendos tritol ne dere te shtepise flet filip dodaj nuk kam konflikte ne kamera duket nje person me maske

Sonte në Bushat në derën e shtëpisë së Filip Dodajt është vendosur tritol. Si pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Filip Dodaj, në një intervistë për gazetarin e Balkanweb Senad Nikshiqi tha se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se arsyet e ngjarjes janë mister. Ai tha se ka parë në kamera gjithçka dhe se aty duket një person me maskë.

Flet Filip Dodaj që iu vendos tritoli: Nuk kam konflikte. Një person i maskuar duket ne kamera që vjen dhe hedh lëndën plasëse. Nuk kam dyshime. Jam punëtor, ndërsa fëmijët i kam jashtë Shqipërisë, nuk e kam idenë se kush mund të jetë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co