VIDEO/ Trajneri i ri jep efekt, Roma bind më në fund, fitore e pastër ndaj Udines

video trajneri i ri jep efekt roma bind me ne fund fitore e paster ndaj udines
video trajneri i ri jep efekt roma bind me ne fund fitore e paster ndaj udines

Roma duket e rilindur me Ivan Juric në stol. Trajneri i njohur debutoi me fitore sot, teksa ekipi kryeqytetas mundi 3-0 Udinesen në “Olimpico”.

Dovbyk i dhuroi epërsinë vendasve në minutën e 19-të, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Dybala u tregua i saktë nga 11-metra, duke përkthyer në gol penalltinë. Deri në fundin e sfidës, pati kohë edhe për një gol të Baldanzit.

Roma renditet në vendin e 10-të, ndërsa Udinese është e 3-ta. Gjatë ditës është luajtur Fiore-Lazio, takim i mbyllur 2-1.

[embedded content]

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co