Personi që shihni në foto është 27-vjeçari Benard Çullhaj, i cili akuzohet se ka ngacmuar dhe shantazhuar një 15-vjeçare në kryeqytet.
Çullhaj përfundoi pas hekurave pas kallëzimit të së miturës vu në pranga pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, pasi i kishte hapur profile false në rrjete sociale të miturës dhe e shantazhonte për t’i dërguar foto/video intime.
Gjithashtu, 27-vjeçari i kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me të. E mitura kishte deklaruar gjatë një bisede me të riun se do të vriste veten pas shantazheve që Benard Çullhaj i bënte. Ndërkohë, ndaj të riut rëndojnë dhe 2 raste të tjera ku i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura në të njëjtën mënyrë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co