Sulmet ruse në Zaporizhja, plagosen 13 persona

sulmet ruse ne zaporizhja plagosen 13 persona
sulmet ruse ne zaporizhja plagosen 13 persona

Rusia kreu sulme ajrore në qytetin Zaporizhja të Ukrainës, duke i dëmtuar disa blloqe të ndërtesave të larta të banimit dhe duke i plagosur 13 civilë si pasojë, thanë zyrtarët ukrainas të hënën.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se ekipet e shpëtimit i kanë evakuuar banorët nga disa ndërtesa të dëmtuara.

Edhe një ditë më parë zyrtarët ukrainas raportuan për një sulm të ngjashëm rus në ndërtesat e larta të banimit në qytetin Harkiv, ku u plagosën 21 njerëz.

Rusia e mohon se kryen sulme ndaj civilëve, por mijëra ukrainas kanë vdekur si rrjedhojë e sulmeve të tilla prej se presidenti Vladimir Putin e nisi pushtimin e plotë, të paprovokuar, të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Derisa ushtria ruse e kreu këtë sulm, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ndodhej në Shtetet e Bashkuara, ku do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së këtë javë dhe do të takohet me liderët botërorë, përfshirë me presidentin amerikan, Joe Biden.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se të dhënat fillestare tregojnë se Rusia përdori bomba të telekomanduara KAB në sulmin në Zaporizhja.

KAB-at janë bomba të riparuara sovjetike që ushtria ruse i ka përdorur në lindje të Ukrainës. Ato u përdorën edhe në sulmin e fundit në Harkiv, sipas zyrtarëve ukrainas.

Guvernatori i Zaporizhjas, Ivan Fedorov, tha se disa ndërtesa banimi janë dëmtuar si pasojë e sulmeve të natës në këtë qytet.

Ai tha se janĂ« vendosur shatorre pĂ«r t’i ndihmuar banorĂ«t e ndĂ«rtesave tĂ« dĂ«mtuara.

Fedorov theksoi se në përgjithësi, Rusia i ka kryer 363 sulme ajrore dhe tokësore në ditën e fundit në 12 vendbanime në rajonin kufitar të Zaporizhjas.

Ndërkohë, Zelensky e vizitoi të dielën fabrikën e armëve në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, në të cilën prodhohen municione vendimtare për përpjekjet e vendit të tij për ta zmbrapsur pushtuesin.

Presidenti ukrainas po shpreson se në SHBA do të marrë leje për përdorimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi për të kryer sulme thellë brenda Rusisë ndaj fushave ajrore dhe depove të armëve që janë thelbësore për luftën e Moskës.

“KĂ«tĂ« vjeshtĂ« ne do ta vendosim tĂ« ardhmen e kĂ«saj lufte”, shkroi Zelensky nĂ« X./REL

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →