Asambleja e Përgjithshme e 79-të e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha diplomatike në botë dhe që mbledh liderët e vendeve anëtare, do të nisë në New York, raporton Anadolu.
Asambleja e Përgjithshme, e cila mbledh çdo vit krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare në New York, ku ndodhet selia e OKB-së, do të mbahet në datat 24-30 shtator të këtij viti.
Kamerunasi Philemon Yong do të kryesojë diskutimet e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të cilat do të hapen nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pritet të marrin pjesë 133 krerë shtetesh dhe qeverish, 3 nënpresidentë, 80 zëvendëskryeministra dhe 45 ministra.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co