Bota Shqiperia Sport

Gjithmonë një alternativë e sigurt për Silvinjon, futbollisti kuqezi “gradohet” kapiten në elitën e futbollit portugez

gjithmone nje alternative e sigurt per silvinjon futbollisti kuqezi gradohet kapiten ne eliten e futbollit portugez




































Enea Mihaj ka fituar mbajtur shirtin e kapitenit në dy ndeshjet e fundit, që Famalikao luajti në kampionatin portugez. Bëhet fjalë për takimet kundër Gil Vicente dhe Moreirense, të cilat u mbyllën në barazim respektivisht 1-1 dhe 0-0.

Enea Mihaj

Mbrojtësi 26-vjeçar shihet gjithmonë si alternativë e sigurt për Silvinjon te Kombëtarja shqiptare. Dhe pse nuk ka marrë asnjë minutë, ishte pjesë e Euro 2024 dhe dy sfidave të Ligës së Kombeve.

Mihaj është pjesë e Famalikaos, që militon në elitën portugeze, prej verës së vitit 2022. Ndërkohë vlen për t’u theksuar se kontrata e tij përfundon në fundin e këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Similar Posts