Hezbollahu duket se kërkon hakmarrjen, pasi ka lëshuar më tepër se 65 raketa në orët e para të mëngjesit të sotëm në veriun e Izraelit.
Në një video të bërë virale, një raketë shihet se godet autostradën, duke kaluar pak metra larg automjeteve.
Ushtria e Izraelit ka thënë se raketat janë lëshuar nga jashtë qytetit të Haifas, në Kiryat Shmona dhe zonat e tjera periferike. IDF tha se shumica e raketave janë kapur dhe se shumica prej tyre kanë shënjestruar magazina e ndërtesa.
נפילת רקטה בכביש 70 בין טמרה וכאבול, היום pic.twitter.com/e0C7h2wqat
— הארץ חדשות (@haaretznewsvid) September 24, 2024
Edhe pesë raketa janë lëshuar në zonën e Jezril, ndërsa ato janë kapur. Vetëm një 58-vjeçare raportohet se është plagosur nga raketat dhe është duke marrë kurim në spital.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co