“Foto e Blinken-it, provon kapjen e Reformës në Drejtësi”/ Vasili: Shfaqen vetëm përfaqësues që i duhen Ramës

foto e blinken it provon kapjen e reformes ne drejtesi vasili shfaqen vetem perfaqesues qe i duhen rames
foto e blinken it provon kapjen e reformes ne drejtesi vasili shfaqen vetem perfaqesues qe i duhen rames

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar takimin e Sekretarit amerikan te shtetit Antony Blinken me përfaqësuesit e drejtësisë në Shqipëri.

Përmes një statusi të bërë në ‘Facebook’ ai theksoi se në fotot me Blinken shfaqen vetëm ata përfaqësues të drejtësisë, që i duhen Ramës.

Më tej ai theksoi se kjo foto tregon se reforma në drejtësi ka degraduar dhe është kapur nga Rama për interesat e veta.

REAGIMI I VASILIT
“Foto e Blinkenit, qe provon gjymtimin dhe kapjen e Reformes ne Drejtesi!
Kjo qe shihni eshte foto e Sekretarit amerikan te shtetit Antony Blinken ne takimin me perfaqesuesit e drejtesise ne Shqiperi.
Ne foto jane vetem Kryetari i SPAK, Gjykates Kushtetuese,Gjykates se Larte dhe Inspektori i Drejtesise.
Por eshte paimagjinueshem fakti qe ne kete takim mungon shumica derrmuese e perfaqsuesve me te rendesishem te sistemit te drejtesise
Mungon:
Aida Veizaj Hajnaj Drejtore e Byrose Kombetare te Hetimit
Olsian Çela Prokurori i Pergjithshem
Naureda Llagami Kryetare e Keshillit te Larte Gjyqesor
Alfred Balla Kryetar i Keshillit te Larte te Prokurorise
Sokol Ngresi Kryetar i Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi
Roland Ilia Kryetar i Komisionit te Pavarur te Kualifikimit((Vetingut)
Sokol Çomo Kryetar i Kolegjit te Posacem te Apelimit.( veting)
Komisioneri Publik
Ne takimin dhe ne foto me Blinken jane parë vetem ata perfaqesues te drejtesise, qe i duhen Rames per te siguruar pandeshkueshmerine e tij nga akuzat per aferat miliardere qe rendojne mbi te.
Misioni i drejtesise OPDAT prane Ambasades Amerikane e ka ndjekur dhe e ndjek ne menyre te perditshme Reformen ne Drejtesi qe nga hartimi, miratimi e deri sot.
OPDAT e di fort mire se Institucionet e drejtesise te perjashtuara nga takimi me Blinken jane pikerisht ato qe implementojne realisht reformen ne drejtesi dhe jo katershja e fotos me Blinken.
Perjashtimi nga takimi me Blinken i KLGJ-Qeverise se Gjyqesorit, perfasuesve te Veting qe u konsiderua zemra e reformes apo BKH, qe u krijua nga vete SHBA flet shume.
Kjo foto tregon qarte qe Reforma ne drejtesi ka degraduar dhe eshte kapur nga Rama e interesat e tij.”, tha Vasili.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co