Bota Shqiperia

Operacion europian kundër krimit të organizuar shqiptar/ Sekuestrohen 40 kg kokainë, 85 mijë euro cash

operacion europian kunder krimit te organizuar shqiptar sekuestrohen 40 kg kokaine 85 mije euro cash
operacion europian kunder krimit te organizuar shqiptar sekuestrohen 40 kg kokaine 85 mije euro cash

Një operacion europian kundër krimit të organizuar shqiptar është duke u zhvilluar prej më shumë se 24 orësh në Spanjë, Francë dhe Britaninë e Madhe.

Deri tani kanë raportuar vetëm mediat franceze, sipas të cilave mëngjesin e së martës janë arrestuar 8 persona në zonën e Morbihan.

Në territorin francez janë sekuestruar 40 kg kokainë, 85 mijë euro cash dhe 4 automjete mes të cilave tre janë “Mercedes-Benz”.

Operacioni mësohet se është shtrirë në sektorin Vannes dhe bashkitë përreth.

Të tjera detaje pritet të bëhen të ditura në orët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts