Bota Shqiperia

Një vit nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e Afrim Bunjakut, Ministria e Jashtme: Drejtësia të vihet në vend, e papranueshme që përgjegjësit mbeten ende të lirë

nje vit nga sulmi ne banjske dhe vrasja e afrim bunjakut ministria e jashtme drejtesia te vihet ne vend e papranueshme qe pergjegjesit mbeten ende te lire





































Sot është shënuar 1 vjetori i sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Ministria e Jashtme e Shqipërisë, përmes një reagimi, shprehet se është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë.

WhatsApp-Image-2023-02-13-at-13.54.28

Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justifikime, thuhet në reagimin e Ministrisë.

“Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”, thuhet ndër të tjera.

Reagimi:

Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Duke kujtuar me nderim, sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.

Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justifikime.

Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts