Përplasen një makinë dhe një motor në Korçë, përfundon në spital një prej drejtuesve. Ja si paraqitet gjendja e tij

perplasen nje makine dhe nje motor ne korce perfundon ne spital nje prej drejtuesve ja si paraqitet gjendja e tij





































Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 16 në Korçë, ku ka mbetur i lënduar një person.

Screenshot 2024-09-24 221434

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motorr, drejtuesi i të cilit ka mbetur i lënduar.

I dëmtuari mësohet se është dërguar në spitalin rajonal të Korçës dhe sipas bluzave të bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia është duke sqaruar rrethanat e aksidentit.

Screenshot 2024-09-24 221607

Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, motomjeti me drejtues shtetasin E. V., 37 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin S. M., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →