Uri, dhunë dhe mijëra të vdekur, organizatat civile denoncojnë krizën në Sudanin e harruar

uri dhune dhe mijera te vdekur organizatat civile denoncojne krizen ne sudanin e harruar
uri dhune dhe mijera te vdekur organizatat civile denoncojne krizen ne sudanin e harruar

Shakir Elhassan u detyrua të linte gjithçka me gruan dhe fëmijët e tij kur shpërtheu lufta në Sudan. I zhvendosur brenda vendit si miliona bashkatdhetarë të tij, ky punonjës i organizatës joqeveritare ‘Care international’ denoncoi “krizën” që po shpaloset në vendin e tij, në një kohë kur rreziku i urisë duket i madh.
Ai dhe familja e tij fillimisht u larguan nga Khartoum për në Wad Madani, 180 kilometra më në jug, pasi luftimet filluan më prill 2023 midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake. Megjithatë, në mesin e dhjetorit, ky qytet, i cili ishte kthyer në një “qendër logjistike humanitare” për rajonin, sipas OKB-së, u bë cak i sulmeve të paraushtarakëve. Elhassan tregon se u largua “vetëm me rrobat që kisha veshur”.
“Në rrugë mijëra njerëz në gjendje shoku, kryesisht gra dhe fëmijë, po iknin në këmbë për të shpëtuar,” kujtoi ai duke folur për AFP.

Si oficer komunikimi për Care International në Sudan, Shakir Elhassan pati përvojën e tmerrshme të zhvendosjes në vendin e tij, së bashku me gruan dhe tre fëmijët. Në Kassala, kryeqyteti i shtetit me të njëjtin emër që ndodhet rreth 50 kilometra larg kufirit me Eritrenë ku jeton tani, ai vuri re ardhjet e vazhdueshme të njerëzve të zhvendosur “të rraskapitur, të uritur dhe të sëmurë”, të detyruar të “jetojnë në strehim të improvizuar”. Në këto kushte njerëzit janë të prekshëm ndaj kolerës ose epidemive të ndryshme. Duke qenë dëshmitar i “nevojave të paprecedentë” të sudanezëve, Elhassan denoncon “një fatkeqësi të harruar” nga bota. Që nga 15 prilli, kur kreu i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan dhe zëvendësi i tij dhe kreu i DTY, Mohamed Hamdan Daglo, nisën luftën, mijëra civilë janë vrarë. Gati 8 milionë njerëz, gjysma e të cilëve janë fëmijë, kanë ikur nga shtëpitë e tyre. Më shumë se gjysma e sudanezëve, rreth 25 milionë njerëz, kanë nevojë për ndihmë, nga të cilët 18 milionë po përballen me mungesë të ushqimeve.

Pas dhjetë muajsh pa punë dhe për rrjedhojë pa rrogë, “njerëzit kanë shitur gjithçka që kishin”, në një vend ku inflacioni ishte tashmë treshifror para luftës, tha William Carter, drejtor i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve (NRC) në Sudan. Situata ngelet e vështirë për sudanezët, me “çmime jashtëzakonisht të larta” dhe furrtarët “që nuk prodhojnë as gjysmën e sasisë së produkteve që janë në gjendje të bëjnë pasi nuk kanë as miell, as misër”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →