Punime pranë Sinagogës në Sarandë, tempullit të vjetër hebraik, Tare ngre alarmin, arkeologët: Nuk preket monumenti

punime prane sinagoges ne sarande tempullit te vjeter hebraik tare ngre alarmin arkeologet nuk preket monumenti
punime prane sinagoges ne sarande tempullit te vjeter hebraik tare ngre alarmin arkeologet nuk preket monumenti

Punimet në rrugën përkrah sinagogës së Sarandës kanë ngjallur shqetësime në komunitetin e trashëgimisë kulturore. Auron Tare, ish-drejtor Parkut të Butrintit, kujton se ndërsa politika shqiptare mburret për shpëtimin e hebrenjve apo ndihmën ndaj tyre, në jug të Vendit, sinagoga, tempulli i dytë më i hershëm hebraik në Ballkan, vihet përballë buldozerëve e çekiçëve.

Zonat arkeologjike si kjo kanë më së paku një zonë sfungjer, sepse tempulli nuk mbaron aty mbarojnë muret e dukshme të tij. Megjithatë Saranda ribën punimet që bëri në vitin 2018 thotë Tare. Dy arkeologë të qytetit, Genci Kaçi dhe Halil Shabani, e shohin situatën jo shqetësuese.

“Punimet janë jashtë monumenteve, është bërë një studim dhe projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Monumenteve. Punimet në pjesën veriore të bazilikës, janë sipërfaqësore e të përsëritura. Nuk ka asnjë rrezik”, thotë Kaçi. Sipas Halil Shabanit, “segmenti qe jemi ne është krahu i tjetër i bazilikës së madhe. Thellësia e punimeve nuk e kap shtresën kulturore”, thotë ai, ndërsa kujton një projekt të vjetër për rivlerësimin e zonës arkeologjike. Legjenda e judenjve të Selanikut, është se janë pasardhës të lundërtarëve judenj që lundruan me anijen që u mbyt afër Sarandës, rrënojat e së cilës u gjetën pak kohë më parë, duke krijuar lidhje mes dëshmive të qytetit e detit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co