Bota Shqiperia

FOTO/ Sulmohet me armë zjarri zyra elektorale e Kamala Harris, reagon menaxheri i fushatës! Si ndodhi ngjarja në Arizona

foto sulmohet me arme zjarri zyra elektorale e kamala harris reagon menaxheri i fushates si ndodhi ngjarja ne arizona





































Zyra e fushatës së Zëvendës Presidentes së SHBA Kamala Harris në Arizona është sulmuar me armë zjarri.

te shtenat

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, ndërsa policia thotë se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Sean McEnerney, menaxher i fushatës së Partisë Demokratike të Arizonës, tha: “Ne i jemi mirënjohës policisë që erdhi shpejt në vendngjarje dhe jemi me fat që askush nuk ishte i pranishëm apo i lënduar.”

Siç duket edhe në këto foto, në xhamat e godinës ku është e vendosura zyra elektorale e Kamala Harris shihen shenjat e plumbave, raportojnë mediat amerikane.

Ky incident vjen pak më shumë se një javë pasi u bë një tentativë e dytë për të vrarë ish-presidentin Donald Trump.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts