Opozita proteston sot para Bashkisë Tiranë, gazetari: Kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut. Është paralajmëruar përshkallëzimi…

opozita proteston sot para bashkise tirane gazetari kerkojne doreheqjen e kryebashkiakut eshte paralajmeruar pershkallezimi
opozita proteston sot para bashkise tirane gazetari kerkojne doreheqjen e kryebashkiakut eshte paralajmeruar pershkallezimi

Opozita pritet që të mbajë sot protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje live në News 24 tha se protestuesit opozitarë protestojnë për aferën e dosjes 5D dhe për inceneratorin inekzistent të Tiranës.

Ai tha se PD ka thënë disa herë se mund të përshkallëzojë protestat, duke lajmëruar se mund të ketë protesta dhe në nivel kombëtar, por se ende nuk është vendosur një datë për aksionin opozitar.

Osman Stafa: Opozita do të mbajë protestë sot, teksa e akuzojnë kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për dosjen 5D dhe për inceneratorin inekzistent të Tiranës. Opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj. Protestat e fundit kanë qenë të qeta. PD ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave. Protesta pritet të zgjasë 1 orë e disa minuta. Policia dhe zjarrfikëset janë në gatishmëri të plotë, për çfarë do lloj situate që mund të ndodhë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co