Bota Shqiperia

FOTO/ Në xhama duken shenjat e plumbave, qëllohet me armë zjarri zyra e fushatës së Kamala Harris

foto ne xhama duken shenjat e plumbave qellohet me arme zjarri zyra e fushates se kamala harris
foto ne xhama duken shenjat e plumbave qellohet me arme zjarri zyra e fushates se kamala harris

Zyra e fushatës së Zëvendës Presidentes së SHBA Kamala Harris në Arizona është sulmuar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, ndërsa policia thotë se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Sean McEnerney, menaxher i fushatës së Partisë Demokratike të Arizonës, tha: “Ne i jemi mirënjohës policisë që erdhi shpejt në vendngjarje dhe jemi me fat që askush nuk ishte i pranishëm apo i lënduar.”

Siç duket edhe në këto foto, në xhamat e godinës ku është e vendosura zyra elektorale e Kamala Harris shihen shenjat e plumbave, raportojnë mediat amerikane.

Ky incident vjen pak më shumë se një javë pasi u bë një tentativë e dytë për të vrarë ish-presidentin Donald Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts