Bota Shqiperia

A po përgatitet Izraeli për një operacion të mundshëm tokësor kundër Libanit?

a po pergatitet izraeli per nje operacion te mundshem tokesor kunder libanit
a po pergatitet izraeli per nje operacion te mundshem tokesor kunder libanit

Izraeli po përgatitet për një “operacion të mundshëm tokësor” kundër Libanit, derisa përshkallëzimi me grupin Hezbollah vazhdon të rritet, transmeton Anadolu.

Transmetuesi publik KAN tha se ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u takua dje me ushtarë që stërviten për një skenar të ndërhyrjes tokësore në Liban.

Duke e komentuar takimin e ministrit Gallant me ushtarët, media izraelite raportoi se “Izraeli po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban, derisa përgatitjet e tij vazhdojnë”.

Deri më tani, nuk është prononcuar ushtria izraelite mbi raportin në fjalë.

Izraeli ka nisur valë sulmesh ajrore vdekjeprurëse në Liban që nga mëngjesi i të hënës, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, duke vrarë të paktën 570 njerëz dhe duke plagosur mbi 1.800 të tjerë.

Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në një luftë ndërkufitare që nga fillimi i luftës izraelite në Gaza, e cila që nga tetori i vitit të kaluar ka vrarë të paktën 41.400 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar kundër sulmeve në Liban, pasi ato zgjojnë spektrin e përhapjes së konfliktit të Gazës në rajon.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts