Studimet në fushën e psikologjisë zbulojnë disa karakteristika, qëndrime dhe sjellje të përbashkëta të vërejtura në çiftet që konsiderohen të lumtur.
Cilat janë, pra, elementët që i dallojnë çiftet e lumtura?
- Ndajnë një dashuri intensive dhe të ndërsjellë
Secili partner e shpreh shpesh dhe në mënyra të ndryshme ndjenjën e dashurisë, verbalisht dhe jo verbalisht.
- Kujdesen për partnerin e tyre me vëmendje
Secili partner njeh, respekton dhe kujdeset për plotësimin e nevojave të tjetrit, duke ruajtur gjithmonë një ekuilibër dhe barazi në marrëdhënien e tyre.
- Njohin vlerën e njëri-tjetrit
Ata ndjejnë dhe shprehin vlerësim dhe njohje për tjetrin, ndjejnë krenari për arritjet dhe vlerat e tyre.
- Komunikim dhe bsimin reciprok
Çifti ka besim në angazhimin e ndërsjellë të marrëdhënies së tyre dhe gëzon rehati në komunikim, siguri emocionale dhe besim reciprok.
- Krijojnë kanale të hapura komunikimi ndërmjet tyre
Partnerët kërkojnë të komunikojnë në mënyrë sistematike, të qartë, të ndershme dhe efektive për gjithçka që i shqetëson, duke shmangur akuzat e ndërsjella dhe duke nxitur një dialog konstruktiv.