Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, thuhet në një deklaratë zyrtare, transmeton Anadolu.
Erdoğan priti Melonin në margjinat e takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York të martën për të shkëmbyer mendime mbi lidhjet dypalëshe.
“Situata gjithnjë e më e vështirë në Lindjen e Mesme, si dhe një angazhim i përbashkët për të mbështetur integritetin territorial të Ukrainës dhe kërkimin për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, ishin në qendër të diskutimit”, tha Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.
Lidërt përsëritën dëshirën e tyre të përbashkët për të mbajtur sa më shpejt një samit dhe një Forum Biznesi midis dy vendeve për të forcuar lidhjet.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co