Çështja Xhaçka/ Kryetarja e Kuvendit kërkoi opinion, ja datat kur Komisioni i Venecias do të shqyrtojë kërkesën

ceshtja xhacka kryetarja e kuvendit kerkoi opinion ja datat kur komisioni i venecias do te shqyrtoje kerkesen





































Komisioni i Venecias do të shqyrtojë më 6-7 dhjetor kërkesën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për një opinion lidhur me çështjen e mandatit të deputetes dhe ish-ministres Olta Xhaçka.

komisioni-venecias

Fillimisht, Komisioni i Venecias do të përgatis draft opinionin, i cili do të dorëzohet për miratim në seancën e 141-të plenare të Komisionit

“E dashur Kryetare, Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 13 shtator 2024, me anë të së cilës kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias për raportin ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të (6-7 dhjetor 2024). Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time për besimin ndaj Komisionit të Venecias. Juaja sinqerisht, Claire Bazy Malaurie”

“Me shkresën e datës 13 shtator 2024, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, i kërkoi Komisionit të Venecias një opinion mbi marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të rolit të Kuvendi në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Drafti i opinionit do të dorëzohet për miratim në seancën e 141-të plenare të Komisionit (6 7 dhjetor 2024)”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Venecias.

pergjigja e komisionit te venecias

LETRA E SPIROPALIT

Përmes një letre, Spiropali kërkoiu që Venecia t’u japë përgjigje disa pyetjeve, të cilave maxhoranca dhe opozita i kanë bërë interpretime të ndryshme lidhur me vlefshmërinë e mandatit të Xhaçkës.

Duke qenë se është krijuar një tension në funksionimin e demokracisë përfaqësuese, vlerësoj se është e nevojshme marrja e një opinioni nga Komisioni Juaj i nderuar, duke besuar se ekspertiza Juaj do të ndihmonte Kuvendin për të respektuar e zbatuar drejt parimet dhe standardet kushtetuese. Në këtë kuptim, do të vlerësonim opinionin e Komisionit të Venecias mbi këto pyetje:

1. Bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputeti? Cili është mekanizmi, nëse ka, për të detyruar deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar (pro, kundër, abstenim)?

2. Cilat janë standardet për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nga organet legjislative të shteteve të ndryshme dhe cili është roli i organit respektiv legjislativ në konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?

3. Mbi bazë të cilave standarde do të duhet të interpretohet raporti mes mandatit përfaqësues, jo detyrues që deputetët gëzojnë dhe rolit tyre si anëtarë të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit?

4. Cili është roli i organit legjislativ lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit në shtete të tjera dhe a ka një kontroll gjyqësor ndaj vendimmarrjes së tyre? Nëse po, në ç’raporte është kompetenca që organi legjislativ ka në këtë procedurë krahasuar me kompetencën e gjykatës përkatëse? Cili prej këtyre organeve ushtron kontroll thelbësor të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit? Cili është subjekti që legjitimohet që ta dërgojë çështjen në gjykatën e caktuar?

5. A mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë normë të re kushtetuese, e cila nuk ka lidhje me kompetencën e saj interpretuese të një norme në fuqi? A mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë një kategori të re subjektesh aplikuese të ndryshme nga ato taksativisht të listuara nga Kushtetuta?“, thuhet në letrën e Spiropalit për Komisionin e Venecias.

Letra u dërgua më 13 shtator, një ditë pasi shumica abstenoi për dërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Kushtetuese.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →