Pas shumë vitesh në qytetin e Bulqizës është zhvilluar protestë nga minatorë e ish-minatorë që kanë punuar me dekada nëntokë. Minatorët e tubuar në qendër të qytetit kërkuan miratimin e statusit, një premtim ky i dhënë nga të gjitha kahet politike.
Ata shprehen se gjatë këtyre viteve janë mashtruar nga politika majtas e djathtas, duke ju premtuar se do t’ju miratonin statusin e minatorit, i cili rrit automatikisht pensionet e tyre. Minatorët e mbledhur këtë të diel në qytetin e minatorëve fajësuan edhe sindikatat, të cilat sipas tyre i kanë braktisur dhe janë bërë palë me politikën.
[embedded content]
Minatorët pjesëmarrës në këtë protestë ju bënë thirrje edhe kolegëve të tjerë që punojnë aktualisht, të vrasin frikën dhe t’ju bashkohen në këtë kauzë nga e cila fitojnë të gjithë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co