Tekniku i Bilbaos vlerëson Romën: Skuadër e fortë, por tregojmë forcën tonë

tekniku i bilbaos vlereson romen skuader e forte por tregojme forcen tone
tekniku i bilbaos vlereson romen skuader e forte por tregojme forcen tone

Numri një i stolit të Athletico Bilbaos, Ernesto Valverde tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes me Romën në Europa League.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë në të cilën do të jenë të rëndësishme duelet individuale, nuk e di nëse do të jetë ndeshje e hapur apo e mbyllur, por në çdo rast do të jetë ndeshje në të cilin do të duam të marrim një rezultat të mirë, pra një fitore. Ne po luajmë një kompeticion që duhet ta zbulojmë, me një format të ri  dhe po luajmë një ndeshje tërheqëse që shënon rikthimin e Athletic në Evropë”.

Roma është një ekip i madh që vitet e fundit ka arritur në fund të kompeticioneve evropiane për t’i fituar ato, është një ekip i ndërtuar për të luajtur Champions League kështu që ka shumë arsye për të qenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Nesër do të luajmë kundër një ekipi me futbollistë të mëdhenj” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co