Sport

VIDEO/ Reali gabon ndaj Rayos, Balliu me shokë i marrin pikë Los Blancos

video reali gabon ndaj rayos balliu me shoke i marrin pike los blancos
video reali gabon ndaj rayos balliu me shoke i marrin pike los blancos

Real Madrid nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Rayo Vallecanos, në përballjen e La Liga. Në Campo de Futbol de Vallecas (Madrid), Los Blancos realizuan të parët, duke të dhënë përshtypjen e një tjetër fitorje.

Të besuarit e Perez reagojnë që në pjesën e parë. De Tomas ekzekuton saktë një penallti, duke ndezur festën vendase. Rayo mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, për të marrë kështu një pikë shumë të rëndësishme. Ivan Balliu e nisi titullar këtë takim dhe luajti plot 90 minuta. Paraqitja e mbrojtësit shqiptar të Rayos është vlerësuar me notën 6.4.

Real Madrid kryeson me 62 pikë kampionatin spanjoll, me fokusin që është tashmë te ndeshja e radhës ndaj Sevillias. Në krahun tjetër, Vallecano renditet në vendin e 14-të me 25 pikë dhe do sfidojë Gironan në takimin tjetër.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts