FOTO/ Vajza e vetme e ish-kampionit të botës në F1 i jep fund beqarisë, Gina Shumaker martohet në vilën luksoze të familjes

foto vajza e vetme e ish kampionit te botes ne f1 i jep fund beqarise gina shumaker martohet ne vilen luksoze te familjes





































Gina Schumacher, vajza e ish-kampionit të botës në F1, Michael Schumacher, u martua me të dashurin e saj Iain Bethke në një ceremoni spektakolare të mbajtur në vilën e familjes në Majorca.gina_schumacher

Çifti shkëmbyen betimet të shtunën pasdite në rezidencën luksoze të nënës së Gina, Corina Schumacher, e blerë në vitin 2017 nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.foto vajza e vetme e ish kampionit te botes ne f1 i jep fund beqarise gina shumaker martohet ne vilen luksoze te familjes

Vila familjare në Majorka
Vila familjare në Majorka

Pritja u ndoq nga anëtarët e ngushtë të familjes, duke përfshirë vëllain e Michael, Ralf Schumacher.

Gina Schumacher (1)

Gina, e veshur me një fustan të bardhë me dantella të stilit Boho, postoi një foto në Instagramin e saj, ku shfaqej duke u përqafuar me partnerin e saj të ri, tek shkruante: “Përgjithmonë po për ty, po për përgjithmonë”.

Gina dhe Iain, zyrtarizuan lidhjen e tyre pas gati shtatë vitesh lidhje. Pavarësisht raportimeve, nuk kishte asnjë konfirmim nëse babai i Gina, Michael Schumacher, ishte i pranishëm në dasmë.

Gina Schumacher (2)

Schumacher, i cili së fundmi festoi ditëlindjen e tij të 55-të, ka mbetur jashtë jetës publike që nga një aksidenti i rëndë me ski në dhjetor 2013 në Alpet Franceze.

schumacher

Gruaja e tij Corinna ofroi një pasqyrë të rrallë mbi gjendjen e burrit të saj në një dokumentar të Netflix në vitin 2021, tek shprehej: “Më mungon Michael çdo ditë. Por ai nuk më mungon vetëm mua. Janë fëmijët, familja, babai i tij, të gjithë rreth tij. Të gjithëve u mungon Michael, por Michael është këtu. Ndryshe, por ai është këtu dhe kjo na jep forcë. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë së bashku në shtëpi.”

Gina Schumacher (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al