Një 38-vjeçar rezulton i zhdukur prej datës 9 shtator dhe familja ende s’ka gjetur asnjë gjurmë të tij.
I riu Kozma Stefa u largua nga banesa e tij në Vlorë gjatë mbrëmjes së 9 shtatorit dhe nuk u kthye më.
Mbrëmje e zhdukjes ai mbante veshur pantallona të shkurtra, një bluze jeshile në bojeqielli dhe shapka.
Ndërsa sipas familjarëve, telefoni del i fikur. 38-vjeçari mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ata kanë njoftuar policinë për zhdukjen e Kozma Stefës, por ende s’kanë gjetur asnjë gjurmë të tij.