Gazetari Osman Stafa ka dhënë detaje në lidhje me vendimet që pritet të marrë Grupi Parlamentar i PD dhe qëndrimi që do të mbajë në seancat plenare, por edhe në Komisione.
Sipas Stafës, deputetët janë të një mendimi për të mos pasur mosbindje në Kuvend dhe për të mos pasur jetë parlamentare normale.
“Ajo që po diskutohet në mbledhje, deputetët e PD janë të një mendimi për të pasur mosbindje në Kuvend për të mos pasur jetë normale parlamentare në Kuvend. Mbetet për tu parë si do zbatohet plani i tyre”, tha gazetari Stafa.
Ndërkohë nëse opozita zbaton skenarin e pak muajve më parë, nga ana e mazhorancës do të veprohet po njësoj, me mbyllje të seancës brenda pak minutave.
Kujtojmë që opozita ka paralajmëruar një protestë më 7 tetor, tubim i cili do të nisë në orën 18:00 në kryeministri për t’u shtrirë më pas në të gjitha rrugët e Tiranës.