Stoltenbergu deklaron se NATO-ja s’duhet të ndalet së ndihmuari Ukrainën për shkak të fjalëve të Putinit

stoltenbergu deklaron se nato ja sduhet te ndalet se ndihmuari ukrainen per shkak te fjaleve te putinit
stoltenbergu deklaron se nato ja sduhet te ndalet se ndihmuari ukrainen per shkak te fjaleve te putinit

Anëtarët e NATO-s nuk duhet të pengohen për t’i ofruar Ukrainës më shumë ndihmë për shkak të “retorikës së pamatur bërthamore ruse” të Vladimir Putinit, ka deklaruar shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për Reuters të hënën.

Stoltenbergu e ka bërë këtë deklaratë si reagim ndaj një deklarate të Putinit javën e kaluar se Rusia mund të përdorte armë bërthamore nëse goditet me raketa konvencionale dhe se Moska do ta konsideronte çdo sulm ndaj saj të mbështetur nga një fuqi bërthamore si një sulm të përbashkët.

Paralajmërimi i Putinit erdhi ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po diskutojnë nëse do ta lejojnë Ukrainën të lëshojë raketa konvencionale perëndimore thellë në Rusi. Kievi po kërkon leje për të goditur objektivat që janë pjesë e përpjekjeve luftarake të Rusisë.

“Ajo që kemi parë është një model i retorikës dhe mesazheve të pamatura bërthamore ruse, dhe kjo përshtatet me atë model”, ka thënë Stoltenberg, i cili ia dorëzon udhëheqjen e NATO-s ish-kryeministrit holandez Mark Rutte të martën pas një dekade në krye.

“Sa herë që kemi rritur mbështetjen tonë me lloje të reja armësh – tanke luftarake, raketa me rreze të gjatë ose F-16, rusët janë përpjekur të na pengojnë”, ka shtuar Stoltenberg për Reuters në selinë e NATO-s në periferi të Brukselit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co