Ka qenë pjesë e Zvicrës, portieri zgjedh të luajë për Kosovën

ka qene pjese e zvicres portieri zgjedh te luaje per kosoven
ka qene pjese e zvicres portieri zgjedh te luaje per kosoven

Amir Saipi ka vendosur të veshë fanellën e Kosovës. Portieri shqiptar është aktualisht pjesë e Luganos në Superligën zviceriane, ndërsa duhet thënë se është titullar i padiskutueshëm.

Lajmin e bëjnë të ditur mediet zviceriane. Kujtojmë se Saipi është 24-vjeç dhe më parë ka përfaqësuar Zvicrën U-21.

Atij i mungoi ftesa nga ekipi i parë dhe për këtë duket se ka hequr dorë. Kosova luan ndeshjet e radhës në tetor për Ligën e Kombeve dhe pikërisht aty mund të vijë debutimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →