Deputetët e Partisë Demokratike pasi hodhën sende të forta në Kuvend, kanë nxjerrë jashtë godinës karriget e tyre dhe i kanë bërë grumbull në shkallët e Parlamentit, duke i vënë më pas flakën.
Pas djegies së karrigeve, grupi i opozitës u kthye sërish në sallë dhe bllokoi foltoren, por me kërkesë të grupit të PS, senaca u ndërpre për 10 minuta.
Grupi i PD kishte paralajmëruar mosbindje në Kuvend si dhe për të mos pasur jetë parlamentare normale, pas vendimit për denimin me një vit burg të Ervin Salianjit.
Në nisjen e seancës së sotme, kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka njoftuar në Kuvend vakancën e krijuar pas burgosjes së Ervin Salianjit.
Në fjalën e saj, Spiropali tha se njoftimi duhet ti bëhet KQZ. “Njoftoj vakancën për shkak të zbatimit penal të formë3s së prerë ndaj zotit Salianji dhe të bëhet njoftimi pranë KQZ”, tha Spiropali.