‘Stomatologjia’ në Universitetin Luarasi, pedagogia Gerila Tafaj: Degë tepër e rëndësishme dhe interesante. Çfarë është ekspertiza e periodontologjisë

stomatologjia ne universitetin luarasi pedagogia gerila tafaj dege teper e rendesishme dhe interesante cfare eshte ekspertiza e periodontologjise





































Pedagogia e brendshme në Universitetin Luarasi dhe njëkohësisht eksperte e periodontologjisë, Gerila Tafaj, e ftuar në Podcastin EduVision tha se stomatologjia, që është një degë që mund të zgjidhet për studim në Universitetin Luarasi është degë mjaft e rëndësishme dhe tejet interesante.

Luarasi1-3-770x433

Ajo tha se çdo maturant që ka pasion stomatologjinë, mund të zgjedhë Universitetin Luarasi, pasi studentët e këtij universiteti bëjnë praktika në laboratore e klinika.

Pedagogia Tafaj dha detaje edhe për degën e periodontologjisë, për të cilën është specializuar. Ajo tha se periodontologjia është një fushë që merret me problemet e mishrave të dhëmbëve.

Pedagogia e brendshme në Universitetin Luarasi dhe ekspertja e periodontologjisë Gerila Tafaj: Kam një eksperiencë tepër të mirë me Universitetin Luarasi. Mendova të jap mësim në Laurasi, meqë ka qenë universiteti i parë privat në tregun shqiptar. Ndihem shumë mirë pranë kolegëve, ka kolegë që kanë mbaruar universitetin në Shqipëri, por ka nga ata që kanë mbaruar shkollimin edhe jashtë vendit. Unë jam specializuar për periodontologji. Periodontologjia është një fushë që merret me problemet që kanë të bëjnë me mishrat e dhëmbëve. Një ekspert i periodontologjisë mundohet që të mbajë dhëmbin brenda folesë së vet. Periodontologjia synon të evitojë rënien e dhëmbit.

Bëhet fillimisht një grafi dhe diagnoza i jepet pacientit. Pacienti duhet të bindet që të bëjë disa gjëra dhe në shtëpi, që të lajë dhëmbët etj. Dhëmbët duhet të lahen pas çdo vakti dhe pacienti duhet të jetë para pasqyrës, duhet ta shikojë veten kur lan dhëmbët. Të rriturit duhet 2-3 minuta të lajnë dhëmbët, ndërsa fëmijëve duhet t’ju vendosim një muzikë që ta marrë me qejf larjen e dhëmbëve.

Fëmijëve iu bën dhe masazhe tek mishrat. Infeksioni i dhëmbit mund të sjellë probleme shëndetësore të ndryshme. Pacientit duhet t’i ndërtojmë një prognozë, jo vetëm të bëjmë pastrim gurëzash, që është më minimalja dhe e rëndomta. Pacientët që nuk bëjnë vizita tek dentisti janë më të rrezikuar të kenë probleme me dhëmbët.

Ne përpos dijes teorike, punojmë edhe në praktikë, në klinika të ndryshme. Nëse dikush dëshiron të bëhet ekspert në periodontologji, do bëjë një master ose trajtim 2-3 vite në një universitet europian, sepse në Shqipëri për momentin nuk e kemi këtë specializim.

Luarasi e ka për herë të parë këtë degë. Studentët e stomatologjisë në Luarasi bëjnë praktika të shpeshta në klinikë dhe laboratore. Stomatologjia është një degë tepër e rëndësishme se ka të bëjë me shëndetin dhe gjithashtu mjaft interesante.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al