“Deputetët tërhoqën karriget nga salla dhe i vunë flakën”, Reuters i bën jehonë kaosit në Parlament

deputetet terhoqen karriget nga salla dhe i vune flaken reuters i ben jehone kaosit ne parlament
deputetet terhoqen karriget nga salla dhe i vune flaken reuters i ben jehone kaosit ne parlament

Reuters i ka bërë jehonë kaosit që pushtoi ditën e sotme Parlamentin e Shqipërisë, duke i kushtuar një artikull zhvillimeve të vetëm disa orëve më parë.

Politikanët shqiptarë të opozitës i vunë zjarrin një grumbulli karrigesh prej druri jashtë parlamentit të hënën për të protestuar kundër burgosjes së një kolegu shkruan Reuters.

Në fillim të seancës së rregullt parlamentare, deputetët e opozitës tërhoqën karriget nga salla e Kuvendit dhe i vunë flakën në shkallët e godinës. Rojet e sigurisë shuan me shpejtësi zjarrin.

Të premten, gjykata e apelit e Shqipërisë la në fuqi një vendim të gjykatës më të ulët për të dënuar Ervin Salianjin, një anëtar i Partisë Demokratike të opozitës, me një vit burg.

Gjykata e shpalli Salianjin fajtor për një “kallëzim të rremë” ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Salianji ka mohuar çdo shkelje dhe e ka cilësuar gjyqin si të motivuar politikisht.

Në fillim të këtij muaji, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ishte në arrest shtëpie që nga dhjetori, u padit me akuza për korrupsion për veprime që ai kreu kur ishte kryeministër. Edhe Berisha mohon çdo keqbërje.

“Partia opozitare ka bërë thirrje për një protestë të madhe në kryeqytetin Tiranë më 7 tetor”, përmbyllet artikulli i Retuers.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co