Nga aksioni opozitar te protesta e 7 tetorit, PD mbledh “Federatën e Opozitës”

nga aksioni opozitar te protesta e 7 tetorit pd mbledh federaten e opozites
nga aksioni opozitar te protesta e 7 tetorit pd mbledh federaten e opozites

Partia Demokratike ka thirrur një mbledhje të aleatëve të saj që përfshihen në atë që njihet si “Federata e Opozitës”.

Gazetari i News24, Osman Stafa, bën të ditur për Balkanweb se takimi do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jenë protesta e 7 tetorit dhe aksioni opozitar.

Takimi do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte deputetë të opozitës kanë djegur një pjesë të karrigeve në shkallët e Parlamentit.

Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile.

Opozita akuzon Kryeministrin Edi Rama lidhur më dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili prej të premtes ndodhet në burgun e Fierit.

Një ditë më parë, deputetët e opozitës bojkotuan punën e Komisioneve Parlamentare, me përjashtim të Komisionit për Çështjet Europiane, ku Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, mbajtën qëndrimin zyrtar të PD-së lidhur me procesin e integrimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co