“Këtu lejohen vetëm peshkaqenë”- Ervin Salianji reagon sërish nga burgu, publikon foton simbolike me peshkun në Parlament: Reagoni

ketu lejohen vetem peshkaqene ervin salianji reagon serish nga burgu publikon foton simbolike me peshkun ne parlament reagoni





































Ervin Salianji, i cili është dënuar me 1 vit burg ka reaguar sërish sot përmes rrjeteve sociale. Në Facebook, ish-deputeti demokrat ka sjellë në vëmendje një foto të vitit 2018, ku në mënyrë simbolike shkoi në parlament me një peshk.

ervin salianji 1

Salianji kujton shakanë, sipas tij të punonjësve të Gardës, të cilët thanë se “këtu lejohen vetëm peshkaqenë”.

“Këtu lejohen vetëm peshkaqenë!  Në 2018, gjashtë vjet më parë, kur partnerët ndërkombëtarë me të drejtë insistonin tek drejtësia  funksionale, duke kërkuar që “Peshqit e Mëdhenj” të politikës të përfundonin pas hekurave.

Një metaforë e gjetur simbolike kur Salianji hyri në Kuvend, me një peshk dhuratë kryeminsitrit.

E shakaja e gjetur e punonjësve te  Gardës: “këtu lejohen vetëm peshkaqenë…Reagoni!”, shkruan Salianji.

salianji

Kujtojmë që ditën e djeshme opozita në shenjë protestë për burgosjen e tij dogji karriget në oborrin e Kuvendit, ndërsa kryetarja e Parlamentit njoftoi vakancën, duke i hequr kështu mandatin e deputetit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al