Anija tregtare sulmohet në Detin e Kuq, autoritetet po hetojnë incidentin, Mediat: Sulm i Houthit

anija tregtare sulmohet ne detin e kuq autoritetet po hetojne incidentin mediat sulm i houthit
anija tregtare sulmohet ne detin e kuq autoritetet po hetojne incidentin mediat sulm i houthit

Agjencia ndërkombëtare e sigurisë detare UKMTO – nën flotën britanike – njoftoi sot se u informua për një incident në zonën detare 64 milje detare në veriperëndim të portit jemenas të Hodaida në Detin e Kuq, duke shtuar se autoritetet po hetojnë incidentin.

Fillimisht, UKMTO sqaroi se kapiteni i një anijeje tregtare, të cilën nuk e ka cilësuar, i bëri me dije se janë dëgjuar predha në det në një distancë të shkurtër prej saj.

Një përditësim i ri që pasoi foli më pas për dëmtimin e anijes nga një sulm raketor.

Siç thuhet në njoftim, asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk u lëndua dhe anija vazhdon normalisht rrugën për në destinacionin e saj të ardhshëm.

Mediat ndërkombëtare besojnë se ky është një tjetër sulm i Houthi, i cili kontrollon pjesën më të madhe të Jemenit verior dhe që kanë nisur sulme që nga nëntori kundër anijeve që ata thonë se janë të lidhura me Izraelin ose aleatët e tij, mbi të gjitha SHBA-në dhe Britaninë, duke thënë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës.

Sulmet e tyre shkaktojnë një problem të madh për lundrimin në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, një zonë detare thelbësore për tregtinë globale, duke bërë që SHBA të formojnë një koalicion detar ndërkombëtar në fund të vitit të kaluar për t’iu kundërvënë atyre dhe që nga janari të nisë sulmet ajrore kundër Houthi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co