Skuadra e Prestige vazhdon të dominojë Grupin A në Kategorinë e Tretë në këtë edicion, duke konfirmuar ambiciet që ka për t’u ngjitur më lart në fund të këtij sezoni.
Ashtu siç pritej, Prestige ka dominuar ndeshjen e sotme, që u luajt në Kamëz, edhe pse për të parë golat u desh të pritej pjesa e dytë e takimit. Gaxhaj shënoi golin e parë për ekipin e Prestige dhe ndonëse vendasit barazuan shpejt me Kolën, nuk vonuan golat e tjerë nga miqtë.
Kodhelaj, dy herë Mario Ademi dhe në fund Rapo, ishin ata që thelluan diferencën me golat e tyre në minutat në vijim të kësaj pjese, duke vulosur një fitore shumë të rëndësishme që çon Prestige në kuotën e 16 pikëve në krye të renditjes të Grupit A pas 6 ndeshjesh ku nuk ka njohur ende humbje.
Kinostudio – Prestige 1-5
Golat: Kola 62′ / Gaxhaj 59′, Kodhelaj 71′, Mario Ademi 75′, 78′, Rapo 85′
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co