“Lëvizje politikisht vetëvrasëse e opozitës”, Petro Koçi për përplasjen e djeshme me Nokën: Veprime ordinere! Më hoqën të drejtën e fjalës dhe…

levizje politikisht vetevrasese e opozites petro koci per perplasjen e djeshme me noken veprime ordinere me hoqen te drejten e fjales dhe
levizje politikisht vetevrasese e opozites petro koci per perplasjen e djeshme me noken veprime ordinere me hoqen te drejten e fjales dhe

Deputeti socialist Petro Koçi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me atë që ndodhi ditën e djeshme në Kuvend, ku pati një përplasje mes tij e Sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Koçi i quajti veprimet e djeshme, ordinere, ndërsa shtoi se ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje me konfirmimin e vendimit për dënimin e zotit Salianji, sepse sipas tij, togfjalëshi për mosbindje civile ka kohë që qarkullon.

“Në asnjë çast nuk humba qetësinë, por kur ka tension, ndjehesha i fyer nga veprimet ordinere të kryera dje edhe ndaj meje. Më hoqën të drejtën e fjalës dhe kjo është shumë e rëndë. Ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje me konfirmimin e vendimit për dënimin e zotit Salianji sepse togfjalëshi për mosbindje civile ka kohë që qarkullon. Lëvizje politikisht vetëvrasëse e opozitës”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co