VIDEO/ “Fëmijët më gjuanin me gurë, kam vuajtur nga bullizmi”, Julian Zyrakaj trondit me rrëfimin e tij

video femijet me gjuanin me gure kam vuajtur nga bullizmi julian zyrakaj trondit me rrefimin e tij
video femijet me gjuanin me gure kam vuajtur nga bullizmi julian zyrakaj trondit me rrefimin e tij

Ngjarje e momente nga jeta e një personi me aftësi të kufizuara që është bullizuar e sulmuar fizikisht, kanë tronditur studion e “Vila 24” moderuar nga Anila Çela.

Julian Zyrakaj, 46 vjeç thotë se u detyrua të mos shkonte më në shkollë pasi tallej, sulmohej deri edhe me sende të forta, e qëllohej me gurë nga bashkëmoshatarët, vetëm pse vuante nga epilepsia.

“Nuk mundesha dot më, ishte shumë vështirë, arrita deri aty sa nuk gjeja dot rrugën për në shtëpi”,-thotë ai. Juliani  i është rikthyer shkollës me shumë durim e është në vit të tretë.

[embedded content]

Ai frekuenton një nga kishat në Elbasan e shprehet se vetëm tek Zoti ka gjetur qetësinë. Dëshira e tij e madhe është të shkruajë një libër që ua dedikon prindërve, të ndjekë universitetin dhe të krijojë familje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →