Netanyahu “i pa shqetësuar” nga raketat e Iranit, sulmon sërish Gazën e Bejrutin

netanyahu i pa shqetesuar nga raketat e iranit sulmon serish gazen e bejrutin
netanyahu i pa shqetesuar nga raketat e iranit sulmon serish gazen e bejrutin

Edhe pse ishte shënjestër e sulmeve të Iranit mbrëmjen e djeshme, Izraeli nuk ka ndaluar me sulmet mbi Gaza e Bejrut.

Forcat Ajrore izraelite kanë sulmuar një “komandë dhe komplekse kontrolli” të Hamasit në Gaza, që është përdorur “më parë” si shkollë e mesme.

Lajmi u dha nga ushtria izraelite në një postim në “X”, ku sqarohej se ish-Shkolla Përgatitore Al-Bureij po përdorej nga Hamasi për të komplotuar sulme ndaj Izraelit dhe se ishin marrë hapa për të shmangur lëndimin e civilëve.

Sa i përket sulmeve në Bejrut, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit paralajmëruan civilët me anë të një postimi në “X” që të evakuonin zonën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co