Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj ka folur për Neës24 dhe BalkanËeb pas denoncimit të një shantazhi ndaj tij me foto e video.
I kontaktuar nga gazetarja Marsela Topi, ish-kryetari i bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, ka pohuar se ndihet i indinjuar nga veprime të ulëta të njerëzve të papërgjegjshëm të cilët tentojnë t’i prishin imazhin.
“Personi që më ka nisur fotot e modifikuara dhe i ka shpërndarë te miqtë e mi, dyshoj se është femër ka thënë Kapllanaj dhe më ka kërkuar një shumë prej 4000 eurosh. I kam thënë që nuk është kjo rruga për të kërkuar para dhe nëse do më kishte kërkuar ndihmë të sinqertë për të ndihmuar motrën e sëmurë siç pretendonte, nuk do ia kisha kursyer mbështetjen financiare. Këto imazhe të sajuara nuk më cenojnë aspak ka theksuar ish- kryebashkiaku, ndaj do t’u drejtohem organeve ligjzbatuese për të bërë kallëzim”, ka deklaruar Kapllanaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co