Mbrëmjen e së mërkurës është rradha e kampionëve në fuqi të Evropës të zbresin në fushë, teksa Real Madrid do të masë forcat me ekipin e Lillës së Edon Zhegrovës në Francë. Carlo Ancelotti ka thirrur për këtë takim edhe Kylian Mbappe, i cili megjithëse e ka kaluar dëmtimin, me shumë gjasa do ta nisë sfidën nga stoli. Vetë tekniku italian, e komentoi kështu prag sfidën ndaj francezëve:
“Ne duhet të marrim sa më shumë pikë në këtë fazë. Lillë është një ekip që luan mirë futboll, ata qarkullojnë shumë topin dhe kanë lojtarë të rinj të talentuar. Por ne jemi gati, jemi përmirësuar nga ndeshja në ndeshje. Ka akoma edhe shumë ndeshje, por ndihemi mirë” theksoi italiani.
Më pas dy fjalë edhe për Mbappe: Ai ka rikuperuar dhe është stërvitur rregullisht me ne, por e vetmja gjë që që nuk duhet të bëjmë në këto momente është të rrezikojmë. Do të vendosim përpara ndeshjes.
Në fund një koment edhe për polemikat gjatë derbit Atletico-Real: “Situata është fare e qartë. Unë e respektoj edhe komentin e Simeones dhe të të gjithëve, por në gjykimin tim, njerëzit e dhunshëm duhet të qëndrojnë sa më larg stadiumeve. Të gjithë e pamë se çfarë ndodhi”, përfundoi tekniku Ancelotti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co