Aksioni i policisë italiane që ka çuar në arrestimin e utlrasve me lidhje mafioze të Interit dhe Milanit, ka nxjerrë në pah edhe figurën e 40-vjeçares Debora Turrielo. Ajo është një nga personazhet më të veçantë të grupit të ultrasve të arrestuar që kryesin aktivitete të jashtëligjshem në “San Siro”.
Sipas “La Reppublica”, hetimet e policisë dhe përgjimet nxjerrin në pah faktin se ajo ishte llogaritarja e grupimit, e cila kishte kthyer në zyrën e saj personale një lokal para stadiumit, duke e modifikuar në qendër operative.
Nëpërmjet saj kalonin të gjithë pagesat për biletat, teserat e tifozëve, organizoheshin udhëtimet ne transfertë apo menaxhoheshin paratë që fitoheshin nga aktivitetet e jashtëligjshme të ultrasve.
Gruaja e cila është ne arrest shtëpie, pas vdekjes së kapoultrasit Beloki në vitin 2022, ishte kthyer edhe në menaxhuese të të gjitha parave nga fitimet në ndeshjet në shtëpi në Interit.
Ajo ishte e aftë të shmangte pagesën e taksave për të ardhurat, duke kryer kësisoj edhe shkelje ligjore financiare, për të cilat tashmë akuzohet nga shteti italian. Për të pastruar para dhe bërë evazion fiskal, ajo kishte krijuar shoqatën “We are Milano”.
Por përveç kësaj, ajo ishte pjesë e edhe organizimeve për aktet e dhunshëm që kishin planifikuar tifozët. Rezulton se në vitin 2023, kishte qenë pikërisht Debora ajo që kishte ndjekur tifozët e Benfikës në qytet, duke sinjalizuar më pas kapoultrasit e tjerë se cilat grupe të sulmonin.
PANORAMASPORT.AL