Shkelën rregullin e martesave mes stafit/ Banka e Vatikanit shkarkon burrin e gruan që…

shkelen rregullin e martesave mes stafit banka e vatikanit shkarkon burrin e gruan qe
shkelen rregullin e martesave mes stafit banka e vatikanit shkarkon burrin e gruan qe

Mediat italiane i quajnë të sapomartuarit ‘Romeo e Xhulieta’, por asnjëri prej tyre nuk pranoi të dorëhiqet që tjetrit të mbajë vendin e punës, shkruan The Guardian.

Burri dhe gruaja janë shkarkuar nga vendet e punës në Bankën e Vatikanit pasi kishin shkelur një rregull mbi martesat mes anëtarëve të stafit.

Dyshja ishin martuar në gusht, duke besuar se do të toleroheshin nga rregullat e ashpra që do të aplikoheshin prej shtatorit.

Prandaj të sapomartuarve iu dha 30 ditë kohë që një prej tyre të dorëhiqej në mënyrë që tjetri të mbante vendin e punës.

Por asnjëri nuk ishin të gatshëm ta bënin këtë dhe u shkarkuan të dy pas kalimit të afatit të martën, shkruan rrjeti vendas Il Messaggero.

Banka e Vatikanit thotë se dekadën e fundit ka punuar për pastrimin e imazhit dhe llogarive të saj pas një serie skandalesh që sollën nevojën për reforma.

Rregullat e reja supozohet të ndalojnë nepotizmin, dhe ishin prezantuar prej kohësh dhe nisën aplikimin pas daljes në pension të burrit të çiftit të vetëm të martuar që kishte mbetur në stafin e bankës.

Rregulli përfshin gjithashtu martesat me persona që punojnë në institucione të tjera të Vatikanit, dhe po pasqyrohet në media vetëm pas raportimeve të të punësuarve të zemëruar.

Duke mbrojtur politikat e saj banka tha në një deklaratë se kishte si qëllim “trajtimin e barabartë”, për parandalimin e konfliktit të interesit dhe dyshimet mbi lidhjet familjare mes klientëve dhe publikut.

Banka e Vatikanit thotë se ka €5 miliardë në asete dhe se punëson vetëm 100 njerëz në një vendndodhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co