Pas vendimit të Sekretariatit të Etikës që dënoi deputetët e PD me përjashtim nga punimet e Kuvendit ka reaguar edhe Dashnor Sula, i cili ishte mes atyre që u përjashtuan me nga 40 ditë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai thotë se “kjo mazhorancë e do opozitën të shkrirë, por i kanë bërë llogaritë gabim”.
Sipas tij ky dënim, nuk i tremb ata për të vazhduar sic thotë ai, betejën në Parlament dhe në shesh.
“Mazhoranca socialiste tregoi edhe njëherë se sa frikë e ka opozitën duke përjashtuar për më shumë se një muaj deputetët e saj nga Kuvendi.
Ky akt provon se mazhoranca ka frikë të përballet me opozitën, ka frikë kur ligjvënësit e opozitës denoncojnë aferat e korruptive dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.
Ne jemi te zgjedhur të qytetarëve shqiptarë dhe si të tillë do të vijojnë të përçojmë zërin e tyre, pasi gjatë drejtim të kësaj qeverie ata janë lënë në harresë.
Ky vendim as nuk na tremb dhe as nuk na step për të vijuar betejën në Parlament dhe në shesh, për të kthyer shtetin ligjor dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.
Kur kjo ndodh me një deputet që përfaqëson minimalisht 10 mijë qytetarë, e kuptoni çfarë ndodh me një qytetar të vetëm?!
Tani nuk ka asnjë surprizë per neve. Kur kontrollohen gjykatat dhe dënohet nje deputet me 1 vit burg per nje gje te pandodhur, sigurisht e dime qe sa ti vij mundësia kjo mazhoranca na do te shkrire. Por i kane bere llogarite gabim”, shkruan Sula.