“Kërcënon” CR7-ën, fanella e Palmerit me të cilën shënoi 4 gola del në ankand

kercenon cr7 en fanella e palmerit me te cilen shenoi 4 gola del ne ankand





































Bluza e Kol Palmerit nga ndeshja e tij e paharrueshme ku shënoi katër gola kundër Brajtonit pritet që të shitet për një shifër të majme në ankand.

palmer

Ylli i Çelsit u bë lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që shënon katër gola në pjesën e parë të një ndeshjeje. Fanella e Palmerit është nxjerrë në ankand në “MatchWornShirt”, me klubin që premton të bëjë një donacion për Fondacionin e Bamirësisë së Çelsit. Bluza origjinale e tij është vërtetuar përkohësisht nga “Fabricks”, teknologjia më e avancuar e relikeve. Në përshkrim thuhet:

“Ne do t’i zëvendësojmë këto imazhe me fotografi sapo produkti të arrijë për të provuar origjinalitetin e tij. Është e rëndësishme të theksohet se mund të ketë dallime të vogla midis produktit aktual dhe përfaqësimit tonë dixhital të tij. Lojtari i parë që shënon katër gola në pjesën e parë të një ndeshjeje në Premier Ligë”, shkruante përshkrimi që shoqëron fanellën e ish-talentit të Mançester Sitit.

Një klient ka ofruar tashmë 16,000 £ për bluzën e 22-vjeçarit. I njëjti person, i cili duket se është nga Hong Kongu, fillimisht kishte ofruar 9,000 £ dhe 12,000 £ për bluzën e sulmuesit në fillim të kësaj jave. Sulmuesi i talentuar anglez po ruan formën që e pa atë të shënonte 25 gola për Çelsin sezonin e kaluar. Tifozët dhe koleksionistët e Çelsit po përpiqen të marrin në dorë këtë pjesë të historisë së futbollit. Shitja e saj mund të thyejë edhe rekordin e bluzës së Kristiano Ronaldos, shitur për 36,000 £, pasi u rikthye për herë të dytë te Mançester Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al